Kurti i vlerëson të shkëlqyera marrëdhëniet Kosovë-Turqi


E hënë, 25 Maj 2026
Kurti i vlerëson të shkëlqyera marrëdhëniet  Kosovë-Turqi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë të shkëlqyera.

Ai kështu është në mëngjesin e shtruar nga Oda Tregtare Kosovaro Turke.

Në fjalën hyrëse, kryeministri në detyrë Kurti falënderoi Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, ndërsa theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyeshme.

Krahas bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në rritje me Turqinë, kryeministri në detyrë Kurti foli me theks të veçantë për atë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes të Republikës së Kosovës, përkatësisht prodhimin e municionit.

Gjatë këtij mëngjesi pune, kryeministri në detyrë Kurti shpalosi planet për katër hekurudhat të reja si lidhje me rajonin dhe Evropën, por edhe rrjet i brendshëm: Fillimin e ndërtimit të hekurudhës Gjakovë-Shkodër, në kuadër të asaj Prishtinë-Durrës; pastaj përfundimin e linjës hekurudhore 10, Han i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë – Leshak; projektimin e linjës Prizren – Ferizaj – Gjilan – Bujanoc; si dhe, përgatitjen e asaj Prishtinë – Aeroport.

Po ashtu, ai foli edhe për ndërtimin e pesë digave të reja në: Firajë, Pollatë, Kuçicë, Dragaçinë dhe Desivojcë.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit