E premte, 29 Maj 2026

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren.
Sipas njoftimit të Ministrisë, projekti për sanimin e skarpateve është duke u vonuar për shkak të procedurave në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), ndonëse kontrata për realizimin e tij është dhënë më 10 prill 2026.
Në një komunikatë për media, Ministria ka theksuar se ankesat e paraqitura kanë bërë që projekti të mbetet në OSHP përtej afateve të arsyeshme, duke ndikuar në shtyrjen e nisjes së punimeve.
“Sikur OSHP-ja të ishte më efikase dhe të mos kishte zvarritje të panevojshme, sot projekti i sanimit do të ishte duke u realizuar, ndërsa qytetarët nuk do të përballeshin me dhe e rrëshqitje në rrugë. Autoudha po pastrohet nga rrëshqitjet e dheut, dhe qytetarët i falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin e treguar për këto vonesa të shkaktuara, pa fajin tonë”, thuhet në njoftim.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale