Kështu e kujtoi Erdogan marrjen e Kostandinopojës


E shtunë, 30 Maj 2026
Kështu e kujtoi Erdogan marrjen e Kostandinopojës

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kujtoi marrjen e e Kostandinopojës me rastin e 573-vjetorit të kësaj ngjarjeje të madhe në historinë botërore, duke komentuar se “ka nga ata që ende nuk mund ta gëlltisin këtë fakt”.

 

Erdogani deklaroi në fjalimin e tij se “Stambolli ka qenë atdheu ynë që nga viti 1453, është drita e syve të kombit tonë, një burim krenarie, si një Kostandinopojë turke”. “Por ne e dimë se ka ende nga ata që nuk mund ta pranojnë këtë. Ka nga ata që ende nuk mund ta gëlltisin humbjen e Kostandinopojës. Ka nga ata që nuk mund t’i shpëtojnë dot kthetrave të 573 viteve zemërim”, tha ai.

 

Presidenti turk ishte pikërisht në Hagia Sophia për këtë përkujtim, ku mori pjesë në lutje dhe lexoi fragmente nga Kurani. Më pas ai iu drejtua gazetarëve të mbledhur jashtë monumentit.

“Sot është e premte, 29 maj. Në këtë ditë, Mehmet Fatihu triumfoi këtu. Është diçka unike “. /tesheshi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit