Vetëm shteti funksional e bën një rini me perspektivë


E diel, 30 Nëntor 2014
Valdrin DACI

Valdrin DACI

Kosovës, me migrimin që po ia bën rinia e saj, po i vdesë pjesa më vitale e shoqërisë. Këtij vendi, me mekanizmat që i posedon, i duhet një aktivizim i shpejt, për të kaluar nga faza formale e funksionimit të shtetit të cilën Kosova e ka aktualisht, në atë funksionale që duhet ta ketë.

Ne si popull jemi dëshmitarë se vetëm javëve të fundit, vendit tonë i është rikthyer dukuria e shpërnguljes së pjesës më vitale të popullatës, e cila për dallim me vitet 1998-1999 kur realizohej me dhunë, tashti rinia po e lë vendin për të gjetur përspektivë në punë. Ndërkohë, duhet të theksojmë se shteti ynë, Kosova e cila funskionon formalisht me ligjet që i posedon, në Kuadër të Kushtetutës së saj i ka bërë një vend edhe kësaj pjese të shoqërisë, por se kjo duket t jetë bërë vetëm sa për të thënë, ose siç politikisht njihet me termin:”Për konsum të brendshëm”.

Ligji për Fuqizimin dhe Pjesëmarrje të Rinisë, në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës se Kosovës, i cili ka për qëllim avancimin dhe riafirmimin e vazhdueshëm të pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes, madje pa kurrfarë dallimi dhe përjashtimi, në zhvillimin e një shoqërie demokratike, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së të rinjve dhe të statusit të tyre shoqëror, në kuadër të 20 neneve të saj, fjalën punësim në raport me të rinjët nuk e përjashton nga rënditja e tij, gjegjësisht kjo fjalë është e përmendur afro tetë herë.

Madje, në kuadër të vetin, Ligji për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë, i cili deshifrohet edhe si Ligji Nr. 03/L-145, fjalën “punësim” e ka rënditur edhe tek Lista e Politikave Sektoriale të caktuara përkatëse, të cilat në këtë kontekst, obligojnë institucionet publike kosovare në përgjithësi, për sigurimin dhe ofrimin e pjësëmarrjes së të rinjëve, tek këto politikat respective si më poshtë:

“1. Institucionet e Kosovës, secila në fushëveprimin e vet, SIGUROJNË pjesëmarrje të të rinjve dhe NDIKIM në procesin e vendimmarrjes.
2. Pjesëmarrja e të rinjve në politikat sektoriale bëhet në këto fusha:
2.1. arsim;2.2. punësim; 2.3. shëndet publik; 2.4. çështje sociale; 2.5. kulturë, sport dhe rekreacion; 2.6. edukim qytetar dhe demokraci; 2.7. ambient, planifikim hapësinor dhe zhvillim rural.
Si rrjedhojë, një gjë e tillë dëshmon se:Kosova, si shtet që i plotëson kushtet e kërkuara juridike për të qenë i tillë, sikur janë Territori, Popullësia dhe Institucionet qeverisëse, e që këto të fundit indirect nënkuptojn se Kosova si shtet funksionon institucionalisht në gjendje normale, po ashtu ky shtet me institucionet e saj ka edhe ligjet, në kuadër të të cilave, duke përmendur Ligjin në fjalë u ka bërë vendin e kërkuar edhe pjesës më vitale të shoqërisë, e që është rinia.

Mirëpo, sikurse jemi dëshmitarë, vendin tonë çdo ditë pjesa më vitale e shoqërisë, rinia po e braktis vendin në mungesë të plotësimit të këtyre kushteve, duke nënkuptuar se ata më nuk do të jenë pjesë active ne shoqëri, nuk do të shoqërohen, të paktën jo edhe fizikisht, me shoqërisë që po e lënë këtu, nuk do të jenë të pranishëm në këtë tokë, ata duke shkëputur lidhjet fizike më antarët e tjerë dhe natyrën e kësaj ane, figurativisht nënkupton se rinia kosovare po vdes së vepruari në Kosovë!

Mos të harrojmë se: Në kohën kur po fillojnë proceset elektorale me nismën e subjekteve politike, rinia si pjesë e konsiderueshme e shoqërisë sonë është ajo që determinon fatin e këtyre subjekteve për të qenë apo jo në pushtet.
Ndërkohë që ne po harrojmë se: Gjatë periudhave kur subjektet e caktuara po qeverisin me institucionet kosovare, ata që po determinojnë fatin e subjekteve qeverisese, pra rinia, në mungesë të hapësirës dhe mundësive për realizimin e asaj diturie dhe atyre njohurive me të cilën janë pajisur gjatë periudhës së shkollimit dhe kualifikimit të tyre, detyrohen të shpërngulen madje edhe ilegalisht, duke rrezikuar jetën e tyre, – duke definuar çështjen e fatit të tyre, kështu kjo rini po e vdes vetën në raport me veprimin dhe ekzistimin e saj në Kosovë, si dhe në një kuptim tjetër, kur këtij vendi i mungon pjesa më vitale, rinia, pjesë kjo që perendimi e dëshiron, atëherë nënkupton edhe vdekjen e shtetit në mungesë të rinisë.

Duke përfunduar me një epilog të këtij shkrimi, themi se nuk mund të konstatojmë se nuk kemi shtet, por mund te themi se kemi një shtet jo të aftë përballë dukurive sikurse janë migrimi i rinisë, për shkaqe ekonomike dhe në mungesë të shpresës për një përspektivë më të mirë se sa e kanë aktualisht.
Nëse kjo shenjë e dukurisë negative ë po ndodhë me rininë kosovare, nuk nxitë së vepruari më në fund institucionet, të cilat e kanë obligim që të sigurojnë një përspektivë me mekanizmat që disponojnë, atëherë le të mos themi që kemi një shtet funksional, por vetëm një të tillë, por formal, e që po ndikon që të vdesë rinia e tij!

*Autori është gazetar dhe student i shkencave juridike në Pejë.
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Të fundit