E diel, 31 Maj 2026

Vitin e kaluar, aktivistët e « Global Sumud Flotilla” arritën të afroheshin shumë pranë brigjeve të Gazas para se të interceptoheshin. Këtë vit, forcat izraelite i ndalën barkat e aktivistëve shumë më herët, në ujëra ndërkombëtare, pranë brigjeve të Kretës dhe Qipros.
Aktivisti Baki Goxhaj, i ftuar në Apostrof Podcast nga Bjorn Runa, u shpreh se vendimi i forcave izraelite për ta interceptuar flotiljen shumë më herët, reflekton jo vetëm një përllogaritje sigurie nga ana e tyre, por edhe vendosmërinë e shtetit të Izraelit për t’u siguruar se asnjë barkë, sado e vogël, nuk do të arrinte në brigjet e Gazas, apo të krijonte qoftë edhe idenë e thyerjes së bllokadës. Por e gjithë kjo ka krijuar njëkohësisht edhe një realitet të çuditshëm me një zonë konflikti, kontrolli mbi të cilën zgjatet larg Gazas, në thellësi të ujërave ndërkombëtare.
Goxhaj rrëfen gjatë bashkëbisedimit momentin e interceptimit, ndërprerjen e sistmeve të komunikimit dhe arrestimin e tij dhe të aktivistëve të tjerë. Ai përshkruan gjithashtu dhunën dhe sjelljen brutale të autoriteteve izraelite, ndërsa përshkruan edhe eksp
Por biseda nuk përqëndrohet vetëm te Izraeli apo Gaza, por edhe tek Shqipëria. Goxhaj shprehet kritik ndaj indiferencës së një pjese të medias shqiptare ndaj luftës, ndërsa tha se është ndierë i zhgënjyer nga reagimi mjaft i kufizuar i institucioneve. Madje, ai tregon edhe marrjen e tij në pyetje pas kthimit në Tiranë, një përvojë që ai thotë se reflekton islamofobi dhe profilizim fetar nga ana e autoriteteve shqiptare.
Goxhaj thotë se flotilja nuk arriti ta përmbushte misionin e saj praktik – dërgimin e ndihmave në Gaza – por thkeson se kjo nuk e bën misionin të dështuar. Përkundrazi, ai thotë se në një kohë kur luftërat po konsumohen në rrjete sociale, detyrimi i botës që t’i kushtojq vëmendje atyre, mund të jetë në vetvete një arritje politike.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
