Zvërneci vjen në Tiranë, por cilat lloj protestash mund ta shkundin Ramën?


E hënë, 1 Qershor 2026
Zvërneci vjen në Tiranë, por cilat lloj protestash mund ta shkundin Ramën?

Koha për të kujtuar 97-ën: edhe Berisha ra në kulmin e pushtetit…!

Dy protesta e kanë frikësuar Ramën: ajo e armëve kimike në vjeshtën e 2013-ës, pak javë pas ardhjes në pushtet, si dhe e studentëve në vjeshtë-dimrin e 2018-ës. Dhe nëse çdo protestë kundër tij sot nuk është në ato përmasa e në atë frymë, vëështirë se e tundin vendit.

Më e fundit ishte këtë të dielë në Tiranë, e cila pasoi atë të Zvërnecit, ku në rrugë doli populli i thjeshtë, i mllefosur jo thjesht nga ajo që po ndodh në Zvërnec, por në përgjithësi nga një keqqeverisje e tij e paimagjinueshme në çdo zë, zhgënjyese deri në kulm, edhe me elementë të tradhëtisë kombëtare. Si në 97-ën kundër Berishës, ku humbja e parave në firmat piramidale ishte vetëm shkaku fillestar, por reagimi ishte për çdo mbrapshti të pushtetit të tij nga 92-shi e deri në vijim, ku kulmi ishte vjedhja e zgjedhjeve në 96-ën. Pak muaj më pas, në kulmin e pushtetit do vinte dhe rënia, e rrufeshme dhe e pandalshme dot. A mund të ndodhë ngjashëm dhe me Ramën?

Kundër tij ka nisur të protestohet, por jo mjaftueshëm, jo me frymën që kërkohet, atë që shkallmon pushtete. Gjithsesi, si orientim duhen mbajtur në kujtesë armët kimike dhe studentët, si dhe një lloj inspirimi për ta tronditur sërish, sepse jo thjesht e meriton; e ka bërë hak. /tesheshi.com/      


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit