Përplasja në Zvërnec, Greqia proteston duke e quajtur Zvërnecin pronë greke


E hënë, 1 Qershor 2026
Përplasja në Zvërnec, Greqia proteston duke e quajtur Zvërnecin pronë greke

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar me keqardhje për situatën e regjistruar në Zvërnec ku pati përplasje fizike me protestuesve dhe punonjësve të një shoqërie private sigurie të konktraktuar nga kompania që po kryen punime në zonë.

Në njoftimin zyrtar, MEPJ thekson se është arrestuar punonjësi që ushtroi dhunë ndaj një protestuesi me shtetësi shqiptare dhe greke, ndërsa janë proceduar penalisht dy të tjerë.

“Njëkohësisht, është filluar një hetim disiplinor për të verifikuar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë institucionale përkatëse. Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut mbeten vlera themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Lidhur me këtë çështje, autoritetet e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm, në nivele të ndryshme. Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Greqinë, të bazuara në respektin e ndërsjellë, dialogun e hapur dhe vlerat e përbashkëta evropiane”, njofton Ministria.

Lidhur me përplasjet në Zvërnec, foli më herët edhe kryeministri Edi Rama. Duke falenderuar Policinë për reagimin e shpejtë, ai njoftoi se nesër paradite do të flasë për një projekt të jashtëzakonshëm, për të cilin nënvizoi se janë aluduar shumë të pavërteta.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit