E hënë, 1 Qershor 2026

Tom Barrack në Turqi, tashmë si i Dërguar Special në Siri dhe Irak
Donald Trump njoftoi emërimin e ambasadorit të SHBA-së në Turqi, Tom Barrack, si të dërguar special presidencial në Siri dhe Irak.
Në një postim në Truth Social, presidenti i SHBA-së tha se vendimi është pjesë e forcimit të marrëdhënieve të Uashingtonit me qeveritë e të dy vendeve, ndërsa Barrack do të mbajë detyrat e tij si ambasador në Turqi.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Turqi, Tom Barrack, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme, do të emërohet i Dërguari Special Presidencial në Siri dhe, në të njëjtën kohë, i Dërguari Special Presidencial në Irak, ndërsa përparojmë partneritetin tonë strategjik me qeveritë e Sirisë dhe Irakut dhe marrëdhënia jonë me to vazhdon të rritet!
Tom do të mbetet si ambasador në Turqi dhe do të veprojë me mbështetjen e plotë të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara. Ne e vlerësojmë shumë punën që ka bërë Tom Barrack, si dhe gatishmërinë e tij të vazhdueshme për t’i shërbyer vendit tonë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”.
Dhe kujtojmë se Tom Barrack është shfaqur deri më sot si i vetmi diplomat serioz amerikan, si dhe parimor gjithashtu, në Lindjen e Mesme. Kësisoj, ai është shfaqur dhe si një vlerësues i rolit turk në rajon. /tesheshi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
