Vodhën në raste të ndara, arrestohen tre të rinj në Prishtinë


E hënë, 1 Qershor 2026
Vodhën në raste të ndara, arrestohen tre të rinj në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar në raste të ndara në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas Policisë, njësitet e Drejtorisë së Policisë në Kryeqytet kanë arrestuar një të dyshuar 19-vjeçar, me inicialet D.P., i cili dyshohet se ka kryer një vjedhje të rëndë më 25.05.2026 në Prishtinë.

Ndërkohë, në një rast tjetër, njësitet e Stacionit Policor Jugu kanë arrestuar në flagrancë dy persona të tjerë të dyshuar, E.Sh., 26 vjeç, dhe D.C., 23 vjeç, të cilët po ashtu dyshohen për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.

”Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thotë PK./Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit