Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan mbërrin në Indonezi


E mërkurë, 3 Qershor 2026
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan mbërrin në Indonezi

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan mbërriti sot në Indonezi si pjesë e turneut të tij në Azi-Paqësor, transmeton Anadolu.

Fidan u prit nga homologu i tij indonezian Sugiono në kryeqytetin Xhakarta.

Gjatë bisedimeve të tij me zyrtarë të lartë, Fidan do të diskutojë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve, forcimin e lidhjeve tregtare dhe të mbrojtjes si dhe adresimin e sfidave rajonale dhe globale të sigurisë.

Sugiono tha se është “gjithmonë kënaqësi” të mirëpresë Fidanin në Xhakarta.

“Indonezia dhe Turqia janë dy kombe që qëndrojnë së bashku kur ka rëndësi dhe Indonezia e vlerëson thellësisht mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Turqisë, në mbrojtjen e parimeve tona të përbashkëta”, shkroi ai në kompaninë amerikane të mediave sociale X.

Turqia është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Indonezisë. Marrëdhëniet diplomatike u vendosën në vitin 1950 ndërsa Ambasada Turke në Xhakarta u hap në vitin 1957.

Këshilli i Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë midis Turqisë dhe Indonezisë u krijua në vitin 2022 gjatë vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Bali me rastin e Samitit të liderëve të G-20.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit