6 përfitimet që merr trupi nga konsumimi i qershive…


E enjte, 4 Qershor 2026
6 përfitimet që merr trupi nga konsumimi i qershive…

Konsumimi i këtij fruti të vogël plot shije i dhuron trupit tuaj shumë antioksidantë që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe mbipeshës. Krahas këtyre vlerave ekspertët thonë se qershitë ndihmojnë organizmin edhe në shumë drejtime të tjera.

Në këtë artikull jepen disa nga vlerat e jashtëzakonshme që mund të përfitoni nga kokrrat e qershive.

Ndikimi në kocka – Qershitë janë një burim i madh antioksidantësh dhe për këtë arsye ndihmojnë në rigjenerimin e kockave. Mjekët i lidhin me reduktimin e acidit nitrik që është faktori kryesor për sëmundjen e artritit rheumatoid dhe osteoartrit. Sipas një studimi të Universitetit të Bostonit në Amerikë, konsumimi i qershive redukton me 35% dhimbjen e kockave. Gjithashtu qershitë parandalojnë inflamacionin e organizmit dhe problemet me presionin e ulët apo të lartë të gjakut.

Ulin nivelin e sheqerit në gjak – Për të gjithë personat me diabet, qershitë mund të jenë zgjidhja e duhur për të qëndruar të shëndetshëm. Si të gjithë frutat me ngjyrë të kuqe edhe qershitë ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Atoksianina, sipas mjekëve rrit me 50% prodhimin e nivelit të insulinës në trup duke ndihmuar kështu rregullimin e sheqerit në gjak.

Ndihmon në sëmundjet e zemrës – Qershitë e athta ndihmojnë në përmirësimin dhe parandalimin e problemeve kardiovaskulare. Nëse i konsumoni vazhdimisht ato do të parandaloni edhe riskun e prekjes nga ataku në zemër. Ndihmojnë në reduktimin e yndyrnave të këqija në gjak duke ju dhuruar një trup të shëndetshëm.

Kundër sëmundjeve kancerogjene – Një dietë sa më e pasur me qershi mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet kancerogjene. Duke qenë të pasura me fibra ato promovojnë tretjen e mirë dhe ulin rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë. Veçanërisht qershitë e athta të cilat përmbajnë disa enzima që ndihmojnë trupin të rregullojë radikalet e lira.

Ndihmon në përmirësimin e memories – Janë një burim i mirë antocianine që do të thotë një shëndet i mirë për memorien. Ky frut shumë i shijshëm ndihmon trurin të përmirësojë funksionet e tij dhe të përmirësojë memorien ndër vite.

Ndikimi tek gjumi – Konsumimi i një tasi me qershi në darkë do të përmirësojë edhe cilësinë e gjumit. Sipas ekspertëve qershitë ndihmojnë në rregullimin e orës së brendshme të trupit dhe ciklit të gjumit tek njeriu. Kjo pasi janë të pasura me melatoninë, një enzimë që ndihmon në qetësimin e organizmit. Këshillohet që të konsumoni gjithnjë qershi të freskëta apo lëngun e tyre të freskët, për të marrë vlerat më të mira.


Burimi: mesazhi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit