Video – Bojkot dhe fërshëllima ndaj ekipit izraelit në Tiranë


E enjte, 4 Qershor 2026
Video – Bojkot dhe fërshëllima ndaj ekipit izraelit në Tiranë

Një përgjigje përbuzëse nga tribunat e “Air Albania” ndaj politikave të dhunës dhe gjenocidit

Në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, ka nisur ndeshja miqësore e futbollit mes përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Izraelit.

Megjithatë, përtej rëndësisë sportive dhe përgatitjeve teknike të të dyja ekipeve, vëmendja e opinionit publik dhe e mediave u zhvendos shpejt te atmosfera e tensionuar në tribuna përpara se arbitri të vërshëllente për fillimin e lojës.

Gjatë ceremonisë zyrtare të protokollit, në momentin kur nisi ekzekutimi i himnit kombëtar të Izraelit, një pjesë e konsiderueshme e tifozëve të pranishëm në stadium shpërtheu në fishkëllima dhe thirrje protestuese.

Ky reagim, i cili u interpretua si një formë bojkoti dhe pakënaqësie ndaj ekipit mik, krijoi një situatë mjaft të ndezur në shkallët e “Air Albania”.

Për shumë nga të pranishmit, kjo revoltë kolektive u pa si përgjigjja e duhur, legjitime dhe plotësisht përbuzëse ndaj përfaqësuesve të një shteti që po kryen gjenocid dhe krime çnjerëzore ndaj një populli tjetër.

Për shkak të ndjeshmërisë së lartë që rrethonte këtë përballje, autoritetet shqiptare kishin marrë masa ekstremisht të rrepta sigurie. Qindra forcave të policisë dhe njësiteve speciale iu bashkuan edhe agjentë të sigurisë private, të cilët monitoruan me imtësi çdo hyrje dhe perimetër rreth stadiumit orë përpara ndeshjes.

Kontrollet e rrepta bënë që hyrja e tifozëve të ecte më ngadalë se zakonisht, duke dëshmuar frikën e autoriteteve nga një reagim edhe më i ashpër popullor kundër pranisë së ekipit izraelit në Tiranë. tesheshi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit