Zhduket një grua në Vushtrri


E enjte, 4 Qershor 2026
Zhduket një grua në Vushtrri

Policia e Kosovës po heton një rast të një gruaje të zhdukur në Vushtrri.

Sipas raportit policor, më 2 qershor 2026, rreth orës 09:00, një qytetar ka raportuar se një grua është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e zhdukjes dhe për të lokalizuar personin.

“Vushtrri / 02.06.2026 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa rasti po hetohet nga ekipet kompetente”, njofton PK. /Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit