E enjte, 4 Qershor 2026

Aleati kryesor i Erdogan sugjeron zbatimin e “Paktin e Jerusalemit” për të ndalur regjimin sionist në Tel Aviv
Kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, sulmoi ashpër Izraelin dhe i bëri thirrje botës myslimane të tregojë solidaritet kundër agresionit të Izraelit. Lideri i partisë kryesore aleatë të AKP në qeverisje, sugjeroi zbatimin e “Paktin e Jerusalemit”, për një reagim të unifikuar në botën islame për të ndaluar “Izraelin mashtrues”.
Duke iu drejtuar takimit të grupit parlamentar të partisë së tij në Ankara Bahçeli e vuri theksin në persekutimin në Gaza, Jerusalem dhe në të gjitha territoret palestineze. “Kjo është një sprovë për umetin musliman”- tha ai.
Udhëheqësi turk deklaroi se heshtja përballë kësaj prove dhe kthimi i shpinës njëri-tjetrit në një gjendje fragmentimi ishte një tregues i një kolapsi fetar, moral dhe të ndërgjegjshëm.
“Meqenëse nuk mund të sigurohet një unitet i fortë midis vendeve islamike, ekziston një dëshirë për të ndarë, shkatërruar, dobësuar dhe në fund të fundit për të dominuar gjeografinë islame në përputhje me qëllimet sioniste”- theksoi më tej Bahçeli.
“Edhe sa vuajtje do të duhen për të parë këtë të vërtetë të qartë? Sa më shumë fëmijë të pafajshëm do të duhet të masakrohen dhe sa më shumë prindër do të duhet të digjen dhe të vuajnë nga dhimbjet e humbjes së fëmijëve të tyre?
Edhe një herë, u kujtoj me forcë të gjithëve se propozimi ynë për një ‘Pakt të Jerusalemit’ duhet të merret seriozisht në mënyrë që bota islame të ngrihet, t’i japë fund protestës muslimane dhe për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.
Ekziston nevoja për një aleancë rajonale më të ngushtë dhe më të fortë që përfshin të gjitha bazat e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal të bazuara në Palestinë ose Jerusalemin. Bota islame duhet të ngrihet dhe banditizmit izraelit duhet t’i tregohet vendi. Palestina duhet të çlirohet, tokat e shenjta duhet të arrijnë paqen dhe hija e imperializmit e hedhur mbi gjeografinë islame duhet të shkatërrohet, për të mos u kthyer më kurrë”- tha ai. tesheshi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
