​“Shpata e Artë”, EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës forcojnë gatishmërinë për reagim


E martë, 24 Nëntor 2026
​“Shpata e Artë”, EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës forcojnë gatishmërinë për reagim

EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave.

Trajnimi i emërtuar “Shpata e Artë” (Golden Sabre), i zhvilluar javën e kaluar në Kampin Vrella, kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e rendit publik, koordinimin dhe gatishmërinë për reagim të institucioneve të sigurisë.

Përmes këtij aktiviteti është synuar avancimi i bashkëpunimit në kuadër të mekanizmit me 3 nivele të reaguesve të sigurisë në Kosovë.

Sipas njoftimit, trajnimi kontribuon në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe mbrojtjes së të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit