Arrestohet në Jarinje një i dyshuar për shtytje në zjarrvënien e një automjeti në Prishtinë


E enjte, 4 Qershor 2026
Arrestohet në Jarinje një i dyshuar për shtytje në zjarrvënien e një automjeti në Prishtinë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer veprën penale të shtytjes në zjarrvënie.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 16 nëntor të vitit 2025, në rrugën “Nezir Gashi” në Prishtinë, ku është djegur një automjet dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri.

Për këtë rast, është arrestuar i dyshuari i dytë, B.H, 37-vjeçar.

Sipas njoftimit, arrestimi i tij është bërë në pikën kufitare të Jarnijes.

“Personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit