Doktori nga Vitia: Studenti i veçantë bëhet mjek 22 vjeç


E diel, 14 Qershor 2026
Doktori nga Vitia: Studenti i veçantë bëhet mjek 22 vjeç

Jeton Sinani, 22-vjeçari nga Vitia ka përfunduar studimet në Mjekësinë e Përgjithshme me notën maksimale 10, duke u veçuar si i vetmi në gjeneratën e tij me këtë sukses.

Ai ka thënë se rruga deri te diplomimi nuk ka qenë e lehtë, duke u përballur me sfida dhe provime të vështira që kanë kërkuar përkushtim të madh, raporton Klankosova.

“Kam pasë periudha që mu ka duk e pamundur me vazhdu, por vullneti ka qenë më i madh”, ka deklaruar Sinani.

Pas diplomimit, ai thotë se përgjegjësia tani është edhe më e madhe në ushtrimin e profesionit të mjekut.


Burimi: mitropol

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit