Përplasen dy vetura në Pejë, katër të lënduar


E diel, 14 Qershor 2026
Përplasen dy vetura në Pejë, katër të lënduar

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur gjatë pasdites në hyrje të Rugovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi bëri të ditur për Klankosova.tv se të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e qytetit, derisa të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35, dy vetura kanë qenë të përfshira. Të lënduarit pas tretmanit janë liruar për në shtëpi”, bëri të ditur Gashi.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit