E hënë, 15 Qershor 2026

Komuna e Mitrovicës, nën qeverisjen e Faton Pecit, ka hapur një tender në vlerë prej rreth 3 milionë eurosh për projektin “Ndërtimi i rrugëve në fshatrat Maxherë dhe Kaqandoll”.
Sipas dokumentacionit të publikuar, afati për realizimin e punimeve është paraparë të jetë 36 muaj.
Megjithatë, procedura e prokurimit është përballur me ankesa nga kompanitë “ETEAM SH.P.K.”
dhe “Eskavatori”, të cilat kanë kundërshtuar disa nga specifikat e përcaktuara në dosjen e tenderit.
Për pasojë, procesi i tenderimit është pezulluar përkohësisht deri në shqyrtimin e ankesave nga organet kompetente.
Burimi: mitropol
Etiketa: Aktuale
