E hënë, 15 Qershor 2026

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë goditi sot provincën Davao Oriental në jug të Filipineve, transmeton Anadolu.
Epiqendra e tërmetit ishte 67 kilometra në lindje-juglindje të Pondaguitanit, në det të hapur në orën 17:18 sipas kohës lokale, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 111.9 kilometrash. Ndërkohë bëhet e ditur se nuk ka patur raportime të menjëhershme për viktima apo dëme.
Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi brigjet e Mindanaos javën e kaluar, duke shkaktuar panik të gjerë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, shkolla, spitale dhe infrastrukturë publike.
Si pasojë e katastrofës humbën jetën të paktën 61 persona, 40 të tjerë mbeten të zhdukur dhe më shumë se 1.040 persona të tjerë u plagosën.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
