Marrëveshja do bëhet nesër në ora 10, pritet befasi


E diel, 7 Dhjetor 2014

Prishtinë – Marrëveshja mes PDK dhe LDK nënshkruhet nesër në ora 10:00, mëson Gazeta Blic nga burimet e afërta me takimin e liderëve.

LDK dhe PDK janë marrë vesh që nesër në ora 12:00 ta mbahet seanca e Kuvendit – ku do të zgjidhen institucionet e Kosovës, mëson Blic nga burimet në takimin mes liderëve.

Ndryshe, sipas burimeve të tjera, tashmë është arritur marrëveshja se kush do të jetë Kryeministër, por që një gjë e tillë do të bëhet e ditur në orët e mbrëmjes.

“Ajo çfarë pritet të caktohet gjatë këtyre orëve janë emrat e ministrave. Do të ketë befasi të mëdha. Së paku në një rast”, ka thënë një burim i lartë dhe i kyçur në këto bisedime.

Etiketa: , , ,
Të fundit