Projektohen çiftet e para të 1/16 së finales në Kupën e Botës


E premte, 26 Qershor 2026
Projektohen çiftet e para të 1/16 së finales në Kupën e Botës

Faza e grupeve në Kupën e Botës po i afrohet fundit, ndërsa kanë nisur të projektohen edhe përballjet e mundshme të 1/16 së finales.

Sipas renditjes aktuale, një nga duelet më interesante pritet të jetë ai mes Holandës dhe Marokut. Ndërkohë, Brazili mund të përballet me Japoninë, Kanadaja me Afrikën e Jugut, ndërsa Argjentina me Uruguain, shkruan 04 Online.

Në projeksionin aktual përfshihen edhe ndeshje si Francë – Suedi, Portugali – Gana, Spanjë – Austri, Angli – Ekuador dhe SHBA – Bosnje e Hercegovinë.

Me formatin e ri të Botërorit me 48 kombëtare, në fazën me eliminim direkt kualifikohen 32 skuadra: 12 fituesit e grupeve, 12 vendet e dyta dhe tetë ekipet më të mira të renditura në vendin e tretë.

Megjithatë, këto përballje mbeten vetëm projeksione, pasi tabela finale do të përcaktohet pas përfundimit të ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit