E hënë, 22 Qershor 2026

Me rritjen e temperaturave dhe bazuar në përvojat e viteve të kaluara, Policia rajonale e Pejës ka paralajmëruar për një rrezik të shtuar të zjarreve në natyrë, të cilat mund të shkaktojnë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.
Autoritetet kanë dalë me një apel të drejtpërdrejtë drejtuar qytetarëve, duke kërkuar kujdes maksimal dhe përgjegjësi gjatë çdo aktiviteti që mund të shkaktojë zjarr, veçanërisht në zonat e hapura dhe rurale, transmeton Klankosova.tv.
Në njoftim theksohet se qytetarët duhet të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë dhe të raportojnë menjëherë çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në zjarrvënie, qoftë e qëllimshme apo nga pakujdesia.
Gjithashtu, apeli i veçantë i drejtohet qytetarëve të rajonit të Pejës, ku kërkohet kujdes i shtuar gjatë përdorimit të shkrepëseve, cigareve, grillave dhe çdo aktiviteti tjetër në natyrë që mund të shkaktojë zjarr.
Burimi: klankosova
