Zjarri në një ndërtesë të Prishtinës: Banorët shpëtojnë pa lëndime


E hënë, 22 Qershor 2026
Zjarri në një ndërtesë të Prishtinës: Banorët shpëtojnë pa lëndime

Në orët e para të së hënës, zjarrfikësit e Prishtinës pranuan një informatë për zjarr në një banesë në rrugën “Astrit Rrushi”, në lagjen e Spitalit.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Malë Gashi, komandant i Zjarrfikësve në Prishtinë, i cili tha se njësitet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku e gjithë hyrja e ndërtesës ishte e mbushur me tym.

Pas intervenimit fillestar është bërë largimi i tymit nga objekti dhe gjatë verifikimeve është konstatuar se zjarri kishte shpërthyer në pajisje elektrike (aspirator dhe kabllo) në një lokal brenda ndërtesës, ndërsa tymi ishte përhapur në pjesët tjera të objektit.

Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, si dhe kanë kryer ventilimin e plotë të ndërtesës për largimin e tymit.

Gashi thotë se sipas informatave të para, nuk raportohet për persona të lënduar.

Incident gjatë natës në Prishtinë, dyshohet për zjarr brenda një banese (VIDEO)


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit