E hënë, 22 Qershor 2026

Më 15 qershor të vitit 1667, është kryer transfuzioni i parë i gjaku të një njeriu, nga Dr. Jean-Baptiste Denys.
Mjeku francez transfuzioi me sukses rreth 350 gram gjak nga një dele në një djalë 15-vjeçar, i cili kishte humbur gjak. Djali mbijetoi.
Mjeku francez Jean-Baptiste Denys ishte mjek personal i mbretit Louis XIV dhe një nga pionierët e eksperimenteve me transfuzionin e gjakut. Në atë kohë, mjekët ende nuk e kuptonin sistemin e grupeve të gjakut dhe besonin se gjaku i kafshëve të qeta, si delet, mund të kishte efekt qetësues te njerëzit, sipas të dhënave në internet.
Më 15 qershor 1667, Denys transfuzoi një sasi të vogël gjaku nga një dele te një djalë 15-vjeçar që vuante nga dobësia pas humbjes së gjakut. Djali mbijetoi dhe procedura u konsiderua sukses. Pas kësaj, Denys kreu edhe transfuzione të tjera me gjak kafshësh te pacientë të ndryshëm.
Megjithatë, jo të gjitha rastet përfunduan mirë. Një nga pacientët e tij, një burrë i quajtur Antoine Mauroy, vdiq pas disa transfuzioneve. Fillimisht Denys u akuzua për vrasje, por hetimet treguan se pacienti mund të ishte helmuar nga persona të tjerë. Pavarësisht kësaj, vdekja shkaktoi debat të madh publik.
Si pasojë, transfuzionet e gjakut u ndaluan për një periudhë të gjatë në Francë, Britani të Madhe dhe në disa vende të tjera evropiane. Për më shumë se 150 vjet, kjo praktikë pothuajse u braktis.
Një kthesë e rëndësishme ndodhi në vitin 1818, kur obstetri britanik James Blundell realizoi transfuzionin e parë të suksesshëm nga njeriu te njeriu, duke përdorur gjakun e një donatori për të shpëtuar një paciente që kishte humbur shumë gjak pas lindjes.
Revolucioni i vërtetë erdhi në vitin 1901, kur Karl Landsteiner zbuloi sistemin ABO të grupeve të gjakut. Ky zbulim shpjegoi pse shumë transfuzione të hershme dështonin dhe krijoi bazën për transfuzionet e sigurta moderne. Për këtë punë, Landsteiner fitoi Çmimin Nobel, në vitin 1930.
Sot, miliona jetë shpëtohen çdo vit falë transfuzioneve të gjakut, ndërsa eksperimenti i Denys në vitin 1667 mbetet një nga momentet më të rëndësishme dhe më të guximshme në historinë e mjekësisë.
Burimi: mesazhi
