E hënë, 22 Qershor 2026

Rreth tri orë pas raportimit për një mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia ende po vazhdon veprimet në terren për verifikimin e rastit.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur më herët se informacioni ishte pranuar rreth orës 18:00, pas së cilës njësitet policore kishin reaguar duke siguruar zonën dhe duke ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.
“Policia ka reaguar duke siguruar zonën. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërsa njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin dhe verifikimin e informatës”, kishte deklaruar Ahmeti.
Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura informacione të reja lidhur me natyrën e mjetit të dyshuar, ndërsa ekipet përgjegjëse vazhdojnë punën në vendin e ngjarjes.
Policia pritet të dalë me njoftime të tjera pas përfundimit të veprimeve të verifikimit./Klankosova.tv
Burimi: klankosova
