Pejë: Intensifikohen aksionet policore, 38 arrestime


E mërkurë, 24 Qershor 2026
Pejë: Intensifikohen aksionet policore, 38 arrestime

Stacionet Policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë realizuar një sërë urdhëresash të lëshuara nga gjykatat kompetente, duke arrestuar 38 persona të kërkuar gjatë periudhës 1-22 qershor.

Sipas Policisë, personat e arrestuar dyshohen për përfshirje në vepra të ndryshme penale dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet e parapara ligjore.

Nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve, 13 persona janë dërguar për vuajtjen e dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa 25 të tjerë janë paraqitur në seanca gjyqësore. Pas kryerjes së procedurave dhe pagesës së dënimeve të shqiptuara, ata janë liruar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe garantimit të sigurisë publike.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit