E premte, 26 Qershor 2026

Manchester United ka hyrë zyrtarisht në garë për transferimin e sulmuesit argjentinas Julián Álvarez, duke intensifikuar interesimin për yllin e sulmit.
Sipas raportimeve të gazetarit Marqoss, drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur kontakt të drejtpërdrejtë me agjentin e Álvarezit për të diskutuar mundësinë e një transferimi gjatë afatit kalimtar të verës.
Megjithatë, “Djajtë e Kuq” nuk janë të vetmit që e duan 26-vjeçarin. Në garë për nënshkrimin e reprezentuesit të Argjentinës janë gjithashtu Barcelona, Arsenali dhe Paris Saint-Germain, duke e bërë konkurrencën për kartonin e tij edhe më të fortë.
Rikthimi i Manchester United në Ligën e Kampionëve, si dhe gjendja e mirë financiare e klubit, kanë bërë që skuadra nga “Old Trafford” të konsiderohet një kandidate serioze për realizimin e këtij transferimi.
Mbetet të shihet nëse United do të arrijë t’i bindë Álvarezin dhe klubin e tij për një marrëveshje, ndërsa interesimi për sulmuesin argjentinas pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së verës.
Burimi: 04online
