E premte, 26 Qershor 2026

Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses vlerësimin praktik për vitin akademik 2025/2026, të koduar “Qielli i Shqiponjave 2026”.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë nëntë ditëve të angazhimit intensiv në rajonin e Gjakovës, kadetët realizuan operacione luftarake në nivel togu dhe kompanie, duke vënë në zbatim në terren njohuritë teorike dhe praktike të fituara gjatë vitit akademik.
Vlerësimi praktik përfshiu planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve luftarake, zbatimin e drilleve të betejës, koordinimin ndërmjet njësive si dhe vendimmarrjen në kushte dinamike.
Sipas FSK-së, ky aktivitet shërbeu për forcimin e aftësive udhëheqëse, disiplinës dhe frymës ekipore të kadetëve, duke dëshmuar përgatitjen e tyre për sfidat operative dhe profesionale në të ardhmen
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
