KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit


E premte, 26 Qershor 2026
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë nesër, duke filluar nga ora 11:00, mbledhjen e radhës, ku pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se shpallja e rezultateve është pika kryesore e rendit të ditës në mbledhjen e së shtunës.

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare, pritet të vazhdojnë procedurat e parapara për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit