Vritet me armë zjarri një perso në Ferizaj


E hënë, 29 Qershor 2026
Vritet me armë zjarri një perso  në Ferizaj

Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri rreth orës 22:50 në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli ku njoftoj se vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt

“Ju njoftojmë se rreth orës 22:50, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, ka ndodhur një përleshje ku dyshohet se është përdorur arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj.

Sipas informatave të para, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt”, ka thënë Veseli.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit