Çfarë dihet për vrasjen në Ferizaj që nisi si përleshje?


E hënë, 29 Qershor 2026
Çfarë dihet për vrasjen në Ferizaj që nisi si përleshje?

Një burrë është vrarë sonte në Ferizaj, pas një përleshjeje ku dyshohet se është përdorur armë zjarri.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:50 në rrugën “Sejdi Sejdiu” në këtë qytet.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.

“Ju njoftojmë se rreth orës 22:50, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, ka ndodhur një përleshje ku dyshohet se është përdorur arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj”.

Sipas informatave të para të policisë, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore pa shenja jete, i cili dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit.

Vritet një person në Ferizaj

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i Spitalit të Ferizajt.

“Sipas informatave të para, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha Veseli.

Policia ka bërë të ditur se, bazuar në hetimet fillestare, vrasja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një përleshjeje.

Gjithçka nisi nga një përleshje, si erdhi deri te vrasja në Ferizaj?

Organet e rendit kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku fillimisht kishte nisur përleshja që përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe vdekjen e një personi.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e një personi në Ferizaj

 

 


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit