Lewandowski largohet nga Evropa, gati të firmosë me Chicago Fire në MLS


E hënë, 29 Qershor 2026
Lewandowski largohet nga Evropa, gati të firmosë me Chicago Fire në MLS

Robert Lewandowski pritet t’i japë fund aventurës së tij në futbollin evropian, pasi është shumë pranë transferimit te Chicago Fire në MLS.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi nga klubet. Sulmuesi polak raportohet se ka vizituar fshehurazi Çikagon dhe ambientet e klubit dy javë më parë, ku është bindur nga projekti i ofruar, shkruan 04 Online.

Lewandowski pritet të nënshkruajë kontratën në fillim të kësaj jave, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Pas një karriere të jashtëzakonshme në Evropë me Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe Barcelona, 36-vjeçari pritet të bëhet një nga emrat më të mëdhenj që i bashkohet kampionatit amerikan, ndërsa transferimi i tij konsiderohet një nga më të rëndësishmit në historinë e Chicago Fire./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit