Tërmet në Kosovë


E shtunë, 11 Korrik 2026
Tërmet në Kosovë

Mbrëmjen e së shtunës në Kosovë, është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.2 ballë të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave lëkundja sizmike ndodhi në orën 20:22:53 me orën lokale.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 17 kilometra në jugperëndim të Prizrenit dhe 71 kilometra në perëndim të Shkupit, në një thellësi prej 15 kilometrash.

Gjatë ditës së sotme, në Kosovë janë ndjerë lëkundje të tjera të tokës.

Tërmetet raportohet të kenë ndodhur në Pejë, Prizren e Gjilan.

Magnituda më e madhe e këtyre lëvizjeve, njoftohet të ketë qenë 2.5.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit