Dështon transferimi i Edersonit te Manchester Unitedi


E shtunë, 11 Korrik 2026
Dështon transferimi i Edersonit te Manchester Unitedi

Manchester Unitedi ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit brazilian Ederson, duke njoftuar Atalantën se marrëveshja nuk do të realizohet.

Sipas Fabrizio Romanos, klubi anglez ndryshoi planet pas kontrolleve mjekësore, ndërsa Atalanta beson se lojtari është plotësisht i gatshëm fizikisht dhe pret rikthimin e tij në skuadër, shkruan 04 Online.

Megjithatë, raportime të tjera bëjnë të ditur se United vazhdon të ketë shqetësime për gjendjen e gjurit të 26-vjeçarit.

Pas dështimit të kësaj lëvizjeje, Manchester Unitedi ka kthyer vëmendjen te mesfushori i Romës, Manu Koné, i cili shihet si një nga objektivat kryesorë për përforcimin e mesfushës./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit