E martë, 14 Korrik 2026

Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, pas të cilit iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Siç njofton policia, viktima fillimisht ishte raportuar në një rast të regjistruar më 5 qershor në rrugën “Nënë Terezë” në Fushë Kosovë. Gjatë ditës së djeshme, gjendja e saj shëndetësore u rëndua dhe ajo u transportua me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.
Vdekja e saj u konstatua nga mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Burimi: klankosova
