E martë, 14 Korrik 2026

Nga dita e sotme, qytetarët do të paguajnë më shumë për një litër naftë. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara për derivatet e naftës, duke njoftuar rritje të çmimit të dizelit me 2 centë.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është 1.52 euro – litri, nga 1.50 euro sa ishte më parë. Ndërkohë, benzina mbetet në 1.39 euro – litri, ndërsa gazi në 0.61 euro – litri.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e datës 14 korrik 2026, në përputhje me vendimin e MINT-it.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
