E mërkurë, 15 Korrik 2026

Angli-Argjentinë është gjysmëfinalja e dytë e Botërorit 2026. Në Atlanta, ‘Tre Luanët’ dhe skuadra ‘Albiceleste’, kampione në fuqi e bitës do të përballen në një nga rivalitetet më jetëgjata dhe më të ndezura në historinë e kampionateve botërore.
Në lojë është një vend për në finalen e madhe të 19 korrikut, ku është kualifikuar Spanja. Skuadra që do të humbasë do të përballet me Francën për vendin e tretë.
Angli-Argjentinë është gjysmëfinalja që i gjithë globi priste. Nuk mund të përkufizohet si finalja e parakohshme si Francë-Spanjë, por rivaliteti mes këtyrë dy skuadrave në botërorë i ka rrënjët të thella dhe është 64 vjeçar, kohë më e gjatë se pritja e Tre Luanëve për titullin madhor. Në 1962 dhe 1966, ishin rezultatet 3-1 në grupe dhe 1-0 në çerekfinale(ndeshja që bëri që të përfshihen kartonët), por precedentët më të famshëm janë të tjerë. Meksikë 1986, Argjentinë-Angli 2-1; është ndeshja e ‘Dorës së Zotit’ dhe golit të shekullit, revanshi amerikanojugir për Ishujt Falkland/Malvinas. Ishte një sukses më shumë politik sesa futbollistik. Një dygolësh, ai i Maradonës që i dha mundësinë Argjentinës të kualifikohet për në gjysmëfinale me Albiceleste që më pas ngriti edhe trofeun. Dhe 12 vjet më vonë, në 1998, Argjentina u kualifikua në çerekfinale duke eliminuar Anglinë me penallti.
Shkurt, një gjysmëfinale botërori nuk është kurrë banale, por Angli-Argjentinë është më larg këtij përkufizimi. Kane dhe Bellingham, me notat e ‘Wonderëall’ dhe ‘Hey Jude’ kërkojnë një revansh që do të thotë finalja e dytë e Anglisë në historinë e saj, me Tre Luanët që të vetmen fitore në një kupë botë e kanë arritur 60 vjet më parë. Nga ana tjetër, Argjentina do të kërkojë titullin e dytë radhazi, për t’i dhënë mundësinë Messit të fitojë një tjetër botëror e për të mbyllur ciklin e një skuadre që duke parë moshën e lojtarëve është në shansin e fundit të saj. Për Argjentinën, Anglia është pengesa e parë e vërtetë duke parë rrugëtimin e saj në këtë botëror që u konsiderua më e lehtë edhe pse në fund nuk rezultoi i tillë. Në lojë është finalja e madhe e New Yorkut ndaj një Spanje që ishte e aftë të eliminonte Francën superfavorite, shkruan Tch.
Te Anglia, Tuchel përsëri nuk do të ketë në dispozicion Quansah që do të kthehet vetëm për një nga dy finalet. Kështu konfirmohet dyshja Konsa-Guehi. Përsa i përket pjesës tjetër të skuadrës nuk do të ketë ndryshime. Ndërsa te Argjentina, pas golit vendimtar ndaj Zvicrës, Julian Alvarez shihet si kandidat për të qenë me Lionel Messin në sulm, me Lautaro Martinez në pankinë.
Burimi: 04online
