E mërkurë, 15 Korrik 2026

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në rrugët ku lëvizin makineritë bujqësore, makineritë e punës dhe mjetet e tjera të rënda.
Sipas Policisë, çdo vit regjistrohen mbi 100 aksidente trafiku ku përfshihen makineri bujqësore dhe mjete të ndryshme të punës, duke paraqitur rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që të rrisin vigjilencën, veçanërisht në zonat rurale, të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të ulin shpejtësinë kur afrohen pranë mjeteve të rënda.
Burimi: klankosova
