Vjedhje e rëndë në Pejë: Gruas i ‘avullohen’ 94 mijë franga që i mbante në valixhe


E mërkurë, 15 Korrik 2026
Vjedhje e rëndë në Pejë: Gruas i ‘avullohen’ 94 mijë franga që i mbante në valixhe

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në lagjen Fidanishte të Pejës, rast që ka vënë në lëvizje Policinë dhe Prokuroria Themelore në Pejë.

Një grua ka raportuar në polici se i është vjedhur një shumë e madhe parash të cilat i mbante në valixhen e saj.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se shuma e parave që është vjedhur dyshohet se është 94 mijë franga.

Rastin për redaksinë e Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Menjëherë janë ndërmarrë veprime hetimore nga Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës Njësinë e Hetimeve në Pejë. Aktualisht janë duke u bërë hetime intensive në mënyrë që të sqarohet ky rast, për të cilin bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme parash“, ka deklaruar Nikçi.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit