E enjte, 16 Korrik 2026

Mbrëmjen e sotme, një person ka mbetur i plagosur në fshatin Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës.
Gazetarja e Klan Kosova, Gresa Nitaj, ka raportuar nga vendi i ngjarjes, dhe ka dhënë informacionet e fundit nga ky rast.
Sipas informacioneve që ka siguruar gazetarja, mësohet se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Sipas informacioneve jozyrtare, konflikti apo incidenti dyshohet të ketë ndodhur brenda një rasti familjar, ku personi i dyshuar mësohet të jetë F.Gj., por për shkak të privatësisë, nuk mund të japim më shumë detaje”, deklaroi gazetarja Nitaj.
Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe po e heton rastin.
Deri më tani, dorasi është në arrati. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova
