Kjo është viktima nga Romaja që vdiq në aksident trafiku


E premte, 25 Shtator 2026
Kjo është viktima nga Romaja që vdiq në aksident trafiku

Sot, rreth orës 18:22, ndodhi një aksident fatal trafiku në segmentin rrugor Landovicë – Gjonaj, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, raportoi Gazeta e Prizrenit

Rastin e ka konfirmuar për portalin Gazeta e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, zëdhënës rajonal i Policisë në Prizren.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i urgjencës, i cili ka konfirmuar vdekjen e një personi. Viktima është Z. Q., i lindur në vitin 1994, nga fshati Romajë, Komuna e Prizrenit, i cili në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar motoçikletën”, tha ai./ Gazeta e Prizrenit


Burimi: gazetaeprizrenit

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit