Siti i Linit është më i madhi në Ballkan


E shtunë, 26 Shtator 2026
Siti i Linit është më i madhi në Ballkan

Lini është siti më i vjetër palafit në Europë me 2 mijë vjet histori banimi në vitet nga 8 mijë deri në 6 mijë para erës sonë dhe me sipërfaqen më të madhe në Ballkan.

Ekspedita arkeologjike shqiptaro-zvicerane është rikthyer në vendbanimin prehistorik të Linit.

Pas disa vitesh kërkime, rezultati i këtij sezoni ka konfirmuar se vendbanimi i palafiteve shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 6 hektarësh dhe është më i madhi në Ballkan.

Vlerësimet e mëparshme e vendosnin sitin në një sipërfaqe nga 3 deri në 6 hektarë ndërsa metodat e reja të kërkimit e kanë zgjeruar hartën e sitit.

Sipas arkeologëve kjo është një pjesë e zbuluar nga ky sit që premton shumë në të ardhmen. Sipas tyre ekspedita do të vijojë edhe të paktën për 4 vitet në vijim.

Siti i Linit vlerësohet veçanërisht i rëndësishëm për shkak të ruajtjes së jashtëzakonshme të materialeve organike.

Një pjesë e vendbanimit ndodhet në tokë, nën nivelin e ujërave tokësore ndërsa pjesa tjetër shtrihet nën ujërat e liqenit


Burimi: mesazhi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit