Policia konfirmon gjetjen e trupit tw pajetw tw 43-vjeçarit, nisin hetimet 


E martë, 29 Shtator 2026
Policia konfirmon gjetjen e trupit tw pajetw tw 43-vjeçarit, nisin hetimet 

Një 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Shotë Galica” në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, zëdhënës rajonal i Policisë në Prizren.

Sipas tij,  ngjarja ka ndodhur dje, pasi Policia ka pranuar informatën se një person mashkull nuk po u përgjigjej thirrjeve dhe dyshohej se mund të ishte në gjendje të rënduar.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku personi është gjetur pa shenja jete. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Ndërkohë, Gazeta Sinjali ka raportuar se bëhet fjalë për Elvir Batalin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”./Gazeta e Prizrenit


Burimi: gazetaeprizrenit

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit