Ambasada amerikane për Dialogun Strategjik me Kosovën: Presim përmbushjen e zotimeve ndaj serbëve të Kosovës


E mërkurë, 14 Tetor 2026
Ambasada amerikane për Dialogun Strategjik me Kosovën: Presim përmbushjen e zotimeve ndaj serbëve të Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ripërsëritur qëndrimin për kthimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke thënë se presin që kjo të ndodhë kur të zhvillohet kushtet.

Në një përgjigje për teve1.info nga një zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë është edhe përmbushja nga ana e “Kosovës të zotimeve të saj në lidhje me serbët e Kosovës”.

Kjo përgjigje vjen pas kërkesës së presidentes Shiroka-Pula për kthim të këtij dialogu.

“Shtetet e Bashkuara e pezulluan për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik SHBA–Kosovë në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e ndërmarra nga qeveria e atëhershme në detyrë. Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Presim që Dialogu Strategjik me Kosovën të zhvillohet kur të krijohen kushtet e duhura, përfshirë përmbushjen nga ana e Kosovës të zotimeve të saj në lidhje me serbët e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit të ambasadës amerikane në Prishtinë.

Presidentja Shiroka-Pula në takimin që ka zhvilluar me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen and Dick Durbin, ka kërkuar ndihmën e tyre për rikthimin e dialogut strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së, i cili ishte pezulluar në shtator të vitit 2025.

Nga Qeveria e Kosovës kanë shprehur gatishmëri për të diskutuar dhe rikthyer këtë dialog, por deri më tani nuk ka pas ndonjë lëvizje në këtë drejtim.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit