Presidentja Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së


E enjte, 15 Tetor 2026
Presidentja Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ky ishte takimi i parë koordinues i presidentes Pula me drejtuesit e institucioneve të larta të vendit.

Sipas njoftimit për media, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, situatën aktuale dhe çështje të tjera me rëndësi për institucionet e Republikës së Kosovës.

Një nga temat e trajtuara ishte edhe krijimi i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta shtetërore.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit