E mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel.
Gjatë këtij takimi, ambasadori Schuebel do t’ia dorëzojë Kurtit Raportin e Kosovës për vitin 2026, të hartuar nga Komisioni Evropian.
Takimi është paraparë të mbahet në orën 17:45, ndërsa pas përfundimit të tij, Kurti dhe Schuebel do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.
Raporti i këtij viti pritet të pasqyrojë gjendjen dhe progresin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.
Sipas draft-raportit të publikuar paraprakisht dhe vlerësimeve të njohësve të integrimeve evropiane, Kosova nuk pritet të ketë shënuar përparim të dukshëm në shumicën e fushave të vlerësuara nga BE-ja./
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale