E martë, 3 Nëntor 2026

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me prokurorin special, Bekim Kodraliu, njëherësh prokuror i çështjes në rastin e Astrit Deharit, kanë pritur në takim familjen e të ndjerit Astrit Dehari.
Gjatë takimit, Kryeprokurori i Shtetit ka dëgjuar për së afërmi shqetësimet dhe qëndrimet e familjes Dehari, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të këtij rasti me seriozitet, profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me ligjin.
“Kryeprokurori i Shtetit ka ritheksuar se ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit është obligim institucional dhe se do të angazhohet maksimalisht që, brenda kompetencave dhe autorizimeve të tij ligjore, kjo çështje penale të trajtohet me profesionalizëm, me qëllim që të zbardhet e vërteta rreth këtij rasti dhe i njëjti të marr epilog përfundimtar”, ka thwnw ai thuhet nw komunikatw.
Tutje sipas komunikatës theksohet se Kryeprokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar që çdo çështje penale të trajtohet me përgjegjësi, paanshmëri dhe transparencë, në mënyrë që rastet e viktimave të marrin përgjigje institucionale dhe të përmbushen pritshmëritë legjitime të familjarëve të tyre për drejtësi.
Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ishte gjetur i vdekur brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntorit 2016.
Po qëndronte aty nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin e gushtit të po atij viti me granatahedhës në Kuvendin e Kosovës.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale