E martë, 10 Nëntor 2026

Tre persona janë arrestuar në Gjakovë për tentim vrasje.
Sipas Policisë së Kosovës të dyshuarit kanë qëlluar me thikë një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.
“Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është qëlluar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale