E hënë, 9 Nëntor 2026

Kombëtarja e Kosovës pritet të ketë probleme me përbërjen e skuadrës para dy përballjeve të fundit në UEFA Nations League.
Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Franco Foda, ndërsa në dyshim mbetet edhe mbrojtësi Lumbardh Dellova për shkak të një lëndimi.
Sipas menaxherit të FFK-së, Bajram Shala, Dellova do t’i bashkohet grumbullimit, ku do të vlerësohet gjendja e tij fizike dhe mundësia për të qenë pjesë e skuadrës.
Kosova fillimisht do të përballet me Izraelin më 14 nëntor në Prishtinë, ndërsa më 17 nëntor do të luajë në udhëtim ndaj Irlandës./04 Online/
Burimi: 04online
